Drejtori sportiv i Napolit shpjegon pse dështoi transferimi i Navas

Gjatë kësaj vere spekulime të shumta e lidhnin portierin Keylor Navas me një largim të mundshëm nga gjiganti francez, Paris Saint-Germain.
Navas lidhej vazhdimisht me një kalim te Napoli, ku ky i fundit ishte shumë pranë transferimit të tij, por që në fund marrëveshja dështoi.
Tani, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka shpjeguar pse klubi nuk arriti ta finalizonte transferimin e Navas, duke thënë se kishte probleme mes portierit dhe kampionit francez sa i përket pagës.
“Marrëveshja e Keylor Navas dështoi sepse PSG dhe kampi i lojtarët nuk ranë dakord sa i përket pagës, ai përfiton 15 milionë euro bruto në sezon. Ne nuk do të provojmë ta transferojmë Navasin në janar. Ka përfunduar gjithçka”, tha Giuntoli.
Keylor Navas tani është zgjedhja e dytë e trajnerit të PSG-së, Christophe Galtier, pasi që francezi preferon që në portën e klubit të tij të ketë italianin, Gianluigi Donnarumma.

Back to top button