Drejtoria e Arsimit jep detaje për dëmtimin e Shpellës së Kusarit nga nxënësit

Nxënësit nga një shkollë e Komunës së Klinës gjatë ekskursion kanë vizituar Shpellën e Kusarit në Gjakovë, teksa e kanë dëmtuar atë.
Ndërkaq, drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka dal me një njoftim teksa ka theksuar se janë njoftuar mbrëmë për rastin.
”Dje, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Gjakovë u njoftua nga drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë znj.Besianë Musmurati, rreth ngjarjes së ndodhur në hapësirat e Shpellës së Kusarëve.Më pas jemi njoftuar edhe zyrtarisht nga mësimdhënësja e SHFMU “Faik Konica”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.
Drejtoria ka postuar edhe shkrimin e plotë të mësimdhënëses.
Postimi i plotë:
Po ju shkruaj me shqetësim.
Jam Pajtesa Doli, mësimdhënëse në SHFMU “Faik Konica”.
Kemi qenë në vizitë në Shpellën e Kusarëve në Gjakovë. Çdo gjë po shkonte mirë. Kur erdhi koha që të niseshim, vërej që mungon njëri nxënës. Nxitova menjëherë për ta gjetur. Ai ishte larguar që të bënte fotografi. Në ato momente me kaploi një shqetësim i madh, gjë që nuk e kam vënë re se ka pasur dëme (përreth). Por, ditën e premte, pashë (në rrjete sociale, medie) që po qarkullonin foto dhe se ata ishin fëmijët tanë.
Për më shumë (detaje, sqarime), do të doja të takohesha me ju, nëse është e mundur, ditën e hënë.
Ju kërkoj falje në emrin tim, të fëmijëve dhe të prindërve të tyre.
Ju falënderoj shumë për mirëkuptimin.
Me respekt,
Pajtesa Doli
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Komuna e Gjakovës e cila ka thënë se muret në Shpellën e Kusarit dhe hapësirën përreth saj janë shkarravitur.
”Këto veprime janë bërë nga disa nxënës nga një shkollë e Komunës së Klinës gjatë ekskursionit”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna e Gjakovës ka paralajmëruar se me këtë rast do të merren masa nga institucionet kompetente./21Media

Back to top button