Drejtoria e Policisë në Mitrovicën e Jugut e përmbylli 2020-ën pa vrasje

 

Drejtoria e Policisë në Mitrovicën e Jugut sot informoi se  bazuar në vlerësimet analitike të bëra nga raportet periodike përgjatë vitit 2020, në zonën e përgjegjësisë së kësaj drejtorie, viti 2020 shënoni rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve të tjera.

Sipas policisë, sa i përket rasteve të veprës penale ’vrasje’ gjatë vitit 2020 nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes në zonën e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Jug.

“Krahasuar me vitin paraprak, rënie të veprave penale kanë shënuar veprat ( grabitje për -36%, lëndime të lehta trupore -26%, vjedhje të rënda -3,5%, sulm ndaj personit zyrtar -53%, falsifikim i parasë -30%). Ndërsa në fushën e sigurisë në trafikun rrugor rënie të rasteve kanë shënuar aksidentet me lëndime -18%, rrezikim i trafikut publik -43%.”, bëri të ditur policia përmes komunikatës.

Po ashtu, sipas policisë, si rezultat i punës policore gjatë vitit 2020 janë konfiskuar 116 armë dhe municion mbi 10,800 copë të llojeve të ndryshme. “Ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale.”, bëri të ditur Drejtoria e Policisë në Mitrovicën e Jugut./21Media

Back to top button