Drejtues të OEGJK-së priten nga Zyra e Kancelarit Gjerman, flasin për bashkëpunim ekonomik

Një delegacion zyrtar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), udhëhequr nga kryetarja e Bordit, Eriola Bibolli, janë pritur në takim nga Zyra e Kancelarit Gjerman, gjatë një vizite zyrtare në Berlin.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga OEGJK-ja.

Në komunikatë thuhet se delegacioni pati disa takime të rëndësishme gjatë vizitës, me fokus në forcimin e lidhjeve bilaterale dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta përgjatë vitit 2024.

“Gjatë vizitës, anëtarët e delegacionit të KDWV-së kanë zhvilluar takime me, Departamentin për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar / Zyra e Kancelarit Scholz, Departamentin për Zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore, Turqinë / Ministria Federale për Ekonomi dhe Mbrojtje të Klimës, Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë / DIHK, Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane / Ost-Ausschuss der deutschen Wirtschaft, German Economic Team / Berlin Economics dhe OASA e.V”, thuhet në komunikatë.

Delegacioni ishte ftuar në pritjen e Vitit të Ri të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, ku fjalë rasti mbajti Ministri Federal i Financave, Christian Lindner, ndërsa, anëtarët e delegacionit të OEGJK-së kanë pasur takime të vlefshme me biznese gjermane dhe përfaqësuesit e institucioneve gjermane dhe ndërkombëtare./21Media

Back to top button