Drejtuesi e Milanit i kërkojnë shpjegim Piolit për situatën e krijuar

Milani ka pësuar një disfatë të hidhur në Serie-A duke u mposhtur nga Sassuolo në “San Siro” me rezultat të thellë 5-2.
Kjo humbja ia shuan pothuajse të gjitha shpresat kuqezinjëve për ta mbrojtur titullin e kampionit pasi Napolit tashmë ka 12 pikë më shumë se skuadra e Piolit.
Tani, siç raportohet nga “Sky Sport”, pas ndeshjes kundër pati një përballje mes Stefano Piolit dhe drejtuesve të kuqezinjve. Trajneri iu bashkua Maldinit , Massarës dhe Furlanit në zyret e “San Siros” për të biseduar pas disfatës ndaj Sassuolos.
Përballja ka ndodhur një orë e gjysmë pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes. Fillimisht tre drejtuesit, të mbyllur në dhomat e zhveshjes, diskutuan me njëri-tjetrin për momentin negativ të skuadrës. Më pas, të treve iu shtua edhe Stefano Pioli pasi trajneri kishte folur në konferencën për shtyp.
Për momentin e ardhmja e Piolit nuk është në diskutim, por gjithsesi ka pasur një bisedë mes palëve për të analizuar momentin. Për momentin as programi për ditën e nesërme nuk ka ndryshuar.
Skuadra do të ketë ditë pushimi dhe të martën do të ketë rinisje me drekën e detyrueshme të ekipit përpara stërvitjes pasdite për t’iu afruar derbit të së dielës kundër Interit në mbrëmje në orën 20.45.

Back to top button