Drejtuesit e KOK priten në takim nga ambasadorja e Francës në Prishtinë

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, bashkë me zëvendësministren Daulina Osmani, janë pritur nga ambasadorja e Francës në Prishtinë, Marie-Christine Butel.
E pranishme në takim ishte edhe ambasadorja për sport në Republikën e Kosovës, Laurence Fischer, e cila po e viziton Kosovën.
Palët kanë biseduar për sfidat e sportit të Kosovës, aktivitetet e KOK-ut, sukseset dhe rrugën drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.
Gjatë kësaj jave po mbahet ”Java e Frankofonisë” në Kosovë, që po organizohet nga Ambasadat e Francës, Zvicrës, Luksemburgut në Kosovë dhe zyrave të Belgjikës e Kanadasë./21Media

Back to top button