Drenica dhe Sitnica në kuadër të lumenjëve të ndotur

Lumi Drenica dhe ai i Sitnicës i takojnë statusit të moderuar ( i ndotur). Kjo u konstatua në bazë të rezultateve laboratorike për cilësinë e ujit të këtyre dy lumenjëve.
Këto analiza u bënë në kuadër të kampanjës #CleanËaterCrisis (#KrizaPërUjëTëPastër) që organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) është duke realizuar.
“Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësore, lumi Drenica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Përderisa në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie drastikisht përgjatë shtratit të lumit – duke u ndotur kryesisht nga ujërat e zeza…Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësorë, lumi Sitnica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Në këtë lum kemi marrë vetëm një mostër duke marrë parasysh që ky lum nuk ka burim por është formuar nga rrjedha të lumenjve tjerë.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button