Drenusha Latifi i dërgon ankesë Sveçlës dhe policisë për neglizhencë ndaj rastit të saj

Ish- miss i Kosovës, Drenusha Latifi përmes avokates së saj, Saranda Keqekolla Sadiku ka bërë ankesë të Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Policia e Kosovës për nelgizhencë të trajtimit të rastit të dhunës në familje në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.

Latifi ka treguar publikisht për dhunën që është ushtruar ndaj saj nga ish bashkëshorti, si dhe divoricin me të.

Në ankesë tregohet se ish-bashkëshorti i Latifit mbrëmë në orët e vona e ka bërë një postim në rrjete sociale në lidhje me të.

“Sot me 1. 03. 2024, Viktima e Dhunës në familje ishte paraqitur në polici paradite për të raportuar një rast ku ish- bashkëshorti i saj edhe pse e kishte të ndaluar të shqetësonte viktimën, i njëjti kishte publikuar një video në kundërshtim me vendimet e lartëcekura ku rasti ishte i hapur për mosrespektim të vendimit gjyqësor. Më pas nga policia i dyshuari Atilla Kardesh lidhur me rastin ishte ftuar nga policia për t’u intervistuar, por sipas të dëmtuar policia e kishte njoftuar të njëjtën se Atilla Kardesh gjendet jashtë Kosovës.”, thuhet në ankesë.

Më tej bëhet e ditur se po ashtu sot ka qenë dita kur ai është dashur t’i marrë fëmijët në Qendrën për Punë Sociale në Fushë Kosovë. Sipas ankesës, Latifi edhe pse ka qenë në dijeni se policia e ka ftuar për intervistim, ajo i ka çuar fëmijët në qendër për të respektuar procedurën. Por, siç bëhet e ditur Kardesh kishte shkuar për t’i marrë fëmijët pavarësisht se ishte thirurr për t’u intervistuar.

Me këtë rast Latifi kishte shkuar prapë në polici ku kishte bërë të ditur se Kardesh nuk ishte jashtë Kosovës siç e kishin njoftuar.

Në vijim gjendet ankesa e plotë e Latifit dorëzuar autoriteteve:

ANKES LIDHUR ME TRAJTIMIN E RASTIT TË DHUNËS NË FAMILJE NGA STP  /21Media

Back to top button