Drenusha Latifi kishte pranuar se ndjehet e rrezikuar nga prania e bashkëshortit

Muaj më parë modelja Drenusha Latifi në emisionin “Ftohtë e nxehtë” në RTV21 ka rrëfyer për dhunën të cilën ajo ka thënë se ish bashkëshorti i saj Atilla Kardesh ka ushtruar ndaj saj.

Atë kohë Latifi kishte thënë se ajo në mënyrë të paplanifikuar kishte vendosur ta bëjë publike ngjarjen.

“ka qenë diçka që unë e kam bërë pa menduar. Në deklaratën e ish- partnerit do me thënë qatu unë jam kanë, ajo që jam mërzit shumë prej mashtrimeve gënjeshtrave kur e sheh ti dikon që ke përjetuar një qasi lloj dhune të cilën unë edhe e kam publikuar edhe ti e sheh sa me lehtësi fol edhe me buzëqeshje do më thënë e tregon një histori shumë të dhimbshme normal që ajo të kthen në një person tjetër direkt edhe unë nuk e kam menduar por e di që atë ditë kam fol me gazetarët në telefon edhe jam kanë shumë e mërzitur edhe ja kam shpjeguar historinë tem në telefon me fotografi kam pasur edhe mesazhe të cilët nuk është etike me dalë edhe nuk janë publiku, janë publiku disa nga fotot.”, patë thënë Drenusha Latifi.

Madje ajo kishte shtuar se ky rast i saj mund të ishte frymëzim për gratë tjera të cilat përjetojnë dhunë nga bashkëshortët.

“ Asnjë send nuk ka qenë i mendum asnjë send nuk ka qenë për t’u mburrur dhe nuk është për t’u mburrë, nuk e besoj që dikush mundet me u mburr me ato që i ndodhin, unë nuk jam tu u mburr unë mundem me thënë që jam e lehtësuar mundem me thënë që jam ndoshta edhe një lloj frymëzimi po se po e kam vërejtur sa më kanë shkruar edhe sa kanë marrë vendime të tilla si të mijat, historia jem nuk është vetëm çka kam përjetuar, historia jem është edhe nga momenti i ndarjes, ajo çka kam përjetuar unë edhe e kam cek ato shenjat hjeken dhuna psiqike është më e rëndë se sa dhuna fizike. Unë e kam has në një takim me ta me ka ardhë një ditë në një lokal shumë afër e kam pas, kam qenë me disa miq të mi, e kam parë edhe në rrugë dmth prapë kemi qenë shumë afër me distancë ka ardhë në të njëjtin lokal ku kam qenë unë edhe nuk ka dalë menjëherë”, kishte deklaruar modelja.

Derisa po ashtu kishte pranuar se ndjehet e rrezikuar nga ish bashkëshorti i saj Kardesh.

“Nuk mundesh për kurrkënd me garantu kurgjo hiq në jetë. Unë ma shumë kam frikë tash që është bërë shumë mediatie nashta sepse edhe ai si dobësi dhe inati që është bërë mediatike mundet me pas edhe naj reagim edhe më të keq, ndoshta ajo edhe e frikëson është e kundërta, ndoshta nga frika që iu ka bërë mediatike çka ai ka bërë mundet me ul atë tempon unë nuk e di, në të dy anët prapë se prapë mendoj se jam e rrezikuar.”, kishte deklaruar Latifi.

Historia e Latifit është riaktualizuar në media, pasi që më 4 nëntor në një reality show në Klan Kosova dyshja janë ballafaquar më njëri tjetrin duke u “obliguar” të jetojnë me një shtëpi.
Kjo ka ngjalluar reagime të ndryshme nga organizatat feministe në vend, duke thënë se po bëhet promovimi i dhunuesve në media.

Sipas tyre një gjë e tillë është e papranueshme, derisa janë zhvilluar aksione pranë Klan Kosovës.

Back to top button