Dreshaj: Rroga e mjekut specialist nuk është as shofer i ministrit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, sonte në RTV21 deklaroi se mjeku është diskriminuar dhe i devalvuar së bashku me stafin arsimor.
“Rroga e mjekut në specializim është ekuivalent me rrogën e një shoferit, rroga e mjekut specialist nuk është as shofer i ministrit”, u shpreh Dreshaj në “Argument Plus”.
Ai tha se mjekësia dhe arsimi në vendin tonë nuk janë të paguar. Dreshaj shtoi se duhet të mendohet se si të mbështeten këto dy segmente./21Media

Back to top button