Dreshaj për Trustin: Ato para janë kursyer për ditë të zeza

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj sonte në “Argument Plus” në RTV21 tha se partia e tij e mbështetë nismën e PDK-së për tërheqjen e 30% të mjetëve nga Trusti.
Ai gjatë intervistës u shpreh se këto janë kursimet e qytetarëve dhe ato duhet ti kthehen qytetarëve atëherë kur ata kanë nevojë.
“Ato pare janë kursyer për ditë të zeza. Opinioni publik ka krijuar përshtypjen se ditë më të zezë se kjo, vështirë se mund të vijë”, ka thënë deputeti i AAK-së duke shtuar se shteti nuk ka intervenuar as në akcizë as në TVSH.
Ai shtoi se populli është i goditur dhe ka rritje të pakontrolluar të çmimeve në tregun kosovar.
Dreshaj u shpreh se Trusti është shpresa e vetme e daljes nga kriza./21Media

Back to top button