Drilon Ibrahimi arriti rekord shtetëror në “Tokyo 2020”

1 min read

Shenjtari Drilon Ibrahimi përfundoi garën e shenjëtarisë sportive në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ku arriti 608.8 pikë, që e renditën në vendin e 46-të.

Siç informoi Komiteti Olimpik i Kosovës, Ibrahimi u shpreh se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror.

Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni./21Media