Kuka për Majlindën: Do jesh gjithmonë kampione olimpike, botërore e evropiane

Kampionja olimpike e “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi nuk arriti të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pasi pësoi humbje në luftën e parë. Trajneri i saj, Driton Kuka u shpreh se përjetë do t’i jetë falënderues Majlindës, të cilën e quajti edhe krenari të veprimtarisë së tij.
“Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres. Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar! Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht. Kokën lartë Majlinda!
Krenar me ty deri në frymën time të fundit…”, shkroi Kuka në facebook.
Kujtojmë që, dje xhudistja Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, duke fituar medaljen e artë. Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojëra Olimpike, pasi ishte Majlinda Kemlendi që e ka nderuar vendin me të artën në “Rio 2016”./21Media

Back to top button