Drita fiton derbin me Llapin, Dukagjini “fundosë” Malishevën

Drita ka regjistruar një tjetër fitore të madhe në Superligë duke e mposhtur edhe Llapin në derbin e xhiros së 10-të të elitës së futbollit kosovar.

Ishte Ajzeraj ai që ia dhuroi tri pikë skuadrës së trajnerit Akis Vavalist, për të vazhduar kështu formën e mirë në këtë edicion.

Goli i Ajzerajt erdhi nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes duke heshtur stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Me këtë fitore, Drita ka 21 pikë në vendin e dytë, vetëm dy më pak se lideri i tabelës, Ballkani.

Spektakël i vërtetë u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit, aty ku skuadra nga Klina iu gëzua fitores me rezultat 4-3, edhe pse pas pjesës së parë ishte duke humbur me rezultat 2-0.

Këto dy skuadra tashmë kanë pikë të barabarta, nga 12 në pozitat pesë dhe gjashtë.

Back to top button