Drita mposht Ballkanin në miqësore

Drita e fitoi ndeshjen miqësore kundër Ballkanit me rezultat minimal 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën.
Kampioni dhe nënkampioni u ballafaquan në kuadër të përgatitjeve që po i zhvillojnë në prag të ndeshjeve në garat evropiane.
Golin e vetëm në këtë ndeshje që ishte për skuadrën nga Gjilani e realizoi në minutën e 43-të Besnik Krasniqi nga penalltia.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Biljanin Izvori” në Ohër.

Back to top button