Drita mposht Drenicën

Pas barazimit në derbi me Ballkanin në xhiron e kaluar, Drita është rikthyer te fitorja duke e mposhtur Drenicën si mysafir me rezultat 2-0.
Ajzeraj në minutën e 14’ dhe Namani në të 55-tën ia siguruan tri pikë të reja skuadrës nga Gjilani.
Kjo njëherit ishte edhe disfata e parë e Drenicës në Superligë në këtë edicion pasi kishte një barazim dhe tri fitore deri më tani.
Drita tani ka 11 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e parë, kurse Drenica renditet në pozitën e katërt me 10 pikë.

Back to top button