Drita mposht skuadrën austriake

Skuadra gjilanase e ka përfunduar me sukses testin e parë në Antalia, ku është ballafaquar me skuadrën austriake Floridsdorfe.
Drita triumfoi me rezultat 2:0 përballë skuadrës që luan në Ligën e Dytë të Austrisë.
“Ka përfunduar ndeshja e parë kontrolluese me ekipin austriak. Të gjithë lojtarët u aktivizuan nga 45minuta në përjashtim të Cuculit dhe Brojës të cilët e zhvilluan komplet ndeshjen”, ka shkruar KF Drita.
Bëhet e ditur se ndeshja dytë kontrolluese zhvillohet me date 23 janar./21Media 

Back to top button