Drita mposhtet nga Ferizaj, Malisheva triumfon ndaj Drenicës

Rezultate mjaft befasuese janë regjistruar sot në dy ndeshjet e para të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Surpriza më e madhe ka ndodhur në Ferizaj, aty skuadra e këtij qyteti, Ferizaj e ka mposhtur Dritën me rezultat 2-1 duke i bërë një favor të madh Ballkanit në luftën për titullin kampion.
Megjithëse, Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 54′ me golin e Selmanit, vendasit e kanë përmbysur rezultatin me golat e Hysenit dhe Haxhimusës në minutat 57′ dhe 86′.
Në ndeshjen tjetër, ku janë ballafaquar dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Malisheva e ka mposhtur Drenicën me rezultat 3-1.
Për Malishevën e drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli, golat i kanë realizuar Sobowale, Hazrollaj dhe Maliqi, kurse golin e vetëm për Drenicën e ka realizuar Abazi.

Back to top button