“Drita” tani bëhet “Armela”
Për nder të vajzës 14-vjeçare Armela
Sot rreth orës 10:00 në Podujevë mbahet ceremonia e riemërtimit të Institucionit Parashkollor “Drita” në “Armela”
Riemërtimi i këtij institucioni me emrin “Armela” është bërë me iniciativën e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në nderim të vajzës 14-vjeçare Armela Segashi, e cila vdiq në një sulm kriminal më 22 korrik 2016 në Munih të Gjermanisë.
Zbulimin solemn të mbishkrimit me riemërtimin e kopshtit, do ta bëjë kryetari Agim Veliu bashkë me prindërit e Armelës, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Munih të Gjermanisë.