Drita turpëroi Llapin, Malisheva mposhti Trepçën ‘89

Pas 90’ minutave lojë, skuadra e Dritës, sot e turpëroi Llapin, me ç’rast, si vendase shënoi fitore me rezultat të thellë 4:0.
Golat për skuadrën e Ardijan Nuhiut i shënuan: Besnik Krasniqi (minuta e 10’ dhe minuta e 26), Almir Kryeziu (minuta e 45+2’) dhe Marko Simonovski (minuta e 57’).
Me pikët e reja, Drita ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me tetë pikë të arkëtuara, krahas Llapit që tani zë vendin e gjashtë me pesë pikë të tubuara.
Në anën tjetër, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Malishevës, e cila e mposhti si mysafire Trepçën ’89 me rezultat 3:2.
Golat për mysafirët i shënuan: Medin Bajrami (minuta e 25’), Alush Gavazaj (minuta e 56’ dhe minuta e 69’), kurse te Trepça ’89 realizatorë ishin Christian Mba (minuta e 42’) dhe Dushi (minuta e 89’).
Me pikët e reja, Malisheva ngjitet në vendin e pestë me gjashtë pikë, kurse Trepça ’89 renditet e teta me vetëm dy pikë.
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button