Drita zhvillon miqësoren e fundit kundër Strugës

Klubi gjilanas, FC Drita do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit miqësore para se të fillojë rrugëtimin drejt Ligës së Konferencës.
Sot me fillim nga ora 18:00, Drita do të jetë mysafire e skuadrës FC Struga, ndeshje kjo që do të zhvillohet në qytetin e Strugës.
Drita deri tani ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, ku fillimisht ka barazoi 2:2 me Makedonija Gjorce Petrov, kurse ka shënuar fitore me rezultat minimal, 1:0, kundër kampionit të Superligës së Kosovës, Ballkanit.
Këto ndeshje do të jenë në rolin e kontrollueseve, para se Drita të fillojë garat në Ligën e Konferencës.
Drita në Ligën e Konferencës do të përballet me skuadrën e Inter Turkut, me ç’rast, ndeshja e raundit të parë do të zhvillohet me 6 korrik në Finlandë, ndërsa ndeshja e kthimit me 12 korrik në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Back to top button