A është BE për një marrëveshje Kosovë- Serbi që në qendër ka njohjen recirpoke?

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha është perfekt që të dy palët të kenë synimet e tyre në fillim të procesit.
Në pyetjen e RTV21, se a është BE për një marrëveshje Kosovë- Serbi që në qendër ka njohjen recirpoke, ai tha se procesi duhet të na çojë deri të diçka që është e pranueshme për të dy palët.
“Është e logjikshme që palët t’i kenë pozitat e tyre dhe këtu jemi që të iu ndihmojmë”, tha ai në një konferencë për media.
Paraprakisht Lajçak la të hapur mundësinë për një takim të Kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidetit serb Aleksandar Vuçiq para pushimeve të verës./21Media

Back to top button