Driton Çaushi dënohet 14 muaj burgim me kusht

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Driton Çaushi u dënua me 14 muaj burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi.
Ajo tha se Qaushi u dënua për dy vepra.
“Driton Çaushi u dënua për veprën penale hedhje e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës u dënua me 1 vit burgim me kusht ndërsa për veprën pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare u dënua me 3 muaj burgim me kusht, e për këto dy vepra iu dha dënimi prej 1 viti e 2 muaj”, ka thënë Gashi./21Media 

Back to top button