Abdyl Gashi tregon prioritetet për Novobërdën

Kandidati i LVV-së për kryetar të Novobërdës, Abdyl Gashi sot në RTV21 shpalosi programin e tij për këtë komunë.
Gashi ka theksuar se programi i tij bazohet në nevojat themelore të qytetarëve që kërkojnë të përmirësohet gjendja në arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë e turizëm rural.
Sipas Gashit problemi më i madh mbetet transporti publik.

Ndërkaq, në Novobërdë janë 9 mijë e 367 qytetarë me të drejtë vote. Për kryetar të Novobërdës garojnë katër kandidatë: Nga LVV- Abdyl Gashi, LDK- Bajrush Ymeri, PDK- Selatin Nuhiu, Srpska lista- Sasa Milosevic./21Media

Back to top button