Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në xhudo
Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos.
Në ceremoninë që po mbahet sot, Federata Ndërkombëtare e Xhudos(IJF) e shpalli Kukën si trajnerin më të mirë të vitit.
Kuka në këtë garë arriti të mposht dyshen e trajnerëve të Francës, Larbi Benboudaoud dhe Christophe Gaglian, si dhe emra tjerë të njohur si Robert Eriksoonin, Yvonne Boenisch e Kosei Inoue.
“Është një nder i madh që të jesh në Top 5 e trajnerëve, kjo është e rëndësishme. Dhe mes nesh, të gjithë që nuk e fituan nuk është problem, por jam shumë i lumtur sepse ky është një çmim për Kosovën, ky çmim është për shtetin tonë të vogël, dhe njerëzit tanë të mirë, sepse ata ishin të gatshëm për të votuar për ne”, tha Kuka pasi kuptoi që kishte fituar çmimin e trajnerit më të mirë në botë për vitin 2021.
Federata Botërore e Xhudos zgjedh sot më të mirët në botë për vitin 2021, e në garë është edhe xhudistja Distria Krasniqi e nominuar për çmimin xhudistja më e mirë në botë./21Media