​Driton Selmanaj zgjedhet kryetar i LDK-së në Prizren

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të degës në Prizren, me shumicë të votave për kryetar dege u zgjodh, Driton Selmanaj.
Kryetari i sapozgjedhur, Driton Selmanaj, pasi që falënderoi delegatët për besimin e dhënë, theksoi se angazhimi dhe përkushtimi i tij do të jetë permanent.
Ai përmendi që vetë zgjedhja e tij si kryetar i degës është dëshmi se LDK është e hapur për profesionistë e profesioniste të të gjitha niveleve.
Në këtë Kuvend, strukturave iu bë thirrje për mobilizim të vazhdueshëm në kuadër të ciklit të ri të takimeve nëpër gjithë Kosovën.

Back to top button