Vdiq Stephen Boss, DJ i “Ellen DeGeneres Show”

Stephen “tWitch” Boss, DJ-i shumëvjeçar në “The Ellen DeGeneres Show” dhe ish-konkurrent në “So You Think You Can Dance”, ka vdekur në moshën 40-vjeçare.
Gruaja e tij, Allison Holker Boss, konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë të botuar të mërkurën në People.com.
“Stephen ndriçoi çdo dhomë në të cilën hyri. Ai vlerësonte familjen, miqtë dhe komunitetin mbi të gjitha dhe udhëheqja me dashuri dhe dritë ishte gjithçka për të. Ai ishte shtylla kurrizore e familjes sonë, burri dhe babai më i mirë..”, tha ajo.
tWitch u bë pjesë e “The Ellen Show” në vitin 2014 dhe më vonë u promovua në producent bashkëekzekutiv në vitin 2020./21Media

Back to top button