Drogë dhe armë zjarri në banesë, arrestohet 44 vjeçari

 
Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i kultivimit të bimëve narkotike në Elbasan.
Policia ka vënë në pranga shtetasin A.Z, 44 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 armë zjarri, një sasi fishekësh dhe lëndë narkotike kanabis gati për shitje.
Gjithashtu, në ambientet e jashtme të banesës u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./vizionplus

Back to top button