Kaloni te përmbajtja kryesore

Dua Lipa do të performojë në Tiranë për festën e 28 Nëntorit

Për festën e 28 nëntorit ditës së shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë në Tiranë do performojë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Kjo u bë e ditur nga vetë Dua përmes Instagramit. Ajo ka bërë të ditur se do ta mbajë koncertin e fundit në kuadër të turneut ‘Future Nostalgia’ pikërisht në Tiranë.
“Jam shumë e gëzuar t’ju njoftoj se koncerti i fundit i turneut ‘Future Nostalgia’ do të ndodhë në Tiranë, Shqipëri me 28 nëntor”, ka shkruar Dua.
Këtë perormancë dhe takimin me publikun shqiptar, Dua tha se e pret me padurim.
“Mezi po pres t’ju shoh me 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë”, ka thënë Dua./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button