Giresse: Dy ndeshjet e radhës test për lojtarët e rinj

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse ka folur në konferencë për media para ndeshjes miqësore me Armeninë e cila zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Që në fillim të fjalës së tij, Giresse deklaroi se këto dy ndeshje do të jenë një rast i mirë që lojtarët e ftuar, duke përfshirë edhe të rinjtë të dëshmojnë vlerat e tyre dhe të tregojnë se në të ardhmen mund të jenë bazë e mirë për Kombëtaren e Kosovës.
“Për një pjesë të lojtarëve të cilët veçse ndoshta do të jenë për herë të parë për të zbuluar këtë pjesën e arenës ndërkombëtare, do të jetë një parapërgatitje që të jenë në gjendjen më të mirë, në formën më të mirë. Që të kenë një paraqitje sa më të mirë ata padyshim duhet t’i vendosim në pozitat e tyre natyrale ku edhe luajnë në mënyrë që të mund të zhvillohen më shumë. Pozicioni apo pozita në të cilat luajnë në ekipet e tyre respektive.”, tha Giresse.
Trajneri francez më pas shpjegoi edhe arsyen e mungesës së Arbër Zenelit në listën e të ftuarve ku zbuloi se ai po vuan nga një lëndim në gju dhe ka kërkuar mirëkuptimin e tij që të mos ftohet për këto dy ndeshje.
“Po, ai ka qenë pjesë e listës së për të cilën ky tha se nuk kanë ardhur disa futbollistë mirëpo pasi që kam biseduar me Arbrin më ka thënë që ka një lëndim për një kohë të gjatë edhe mezi po pret të përfundojë pjesa vjeshtore e garave në kampionat dhe të iu nënshtrohet tretmanëve mjekësore sipas kërkesave që ka pasur nga klubi i vet për shkak të një problemi që e ka tash e një kohë të gjatë në gju dhe ka kërkuar mirëkuptimin e trajneritn për të mos qenë pjesë e grumbullimit për këto dy ndeshje.”, shpjegoi, Giresse.
Ai më pas foli edhe për përzgjedhjet në listën e tij duke thënë se ato janë bërë duke parë vetëm aspektin sportiv.
“Ka të bëjë me zgjedhjet e trajnerit, ka të bëjë me zgjedhjet sportive dhe kjo është një pyetje e përjetshme dhe pyetje që ju gjithmonë i keni sa i përket përzgjedhjes dhe në momentin që publikohet lista e lojtarëve janë gjithmonë këto pyetjet e zakonshme. Thjeshtë ka të bëjë me zgjedhjet sportive dhe përzgjedhjet e trajnerit. Kurse ne në listën të cilën e kemi, kemi lojtarë në atë pozitë dhe të cilët në të ardhmen pretendojnë të jenë pjesë e përfaqësuese.”, tha Giresse.
Nga ana tjetër futbollisti i ri Lindon Emërllahu u shpreh i lumtur që është pjesë e kombëtares, ndërsa ka thënë se shpreson që në këto dy ndeshje ta ketë rastin për t’i dëshmuar vlerat e tij.
“Për këtë grumbullim siç e dini jemi të gjithë lojtarë të rinjë që i ka ftuar trajneri. Shpresojmë që në këto dy ndeshje te paraqitemi sa më mirë dhe t’i tregojmë vlerat tona dhe pse jo të ftohemi edhe në grumbullimet tjera dhe shpresoj që në këto dy ndeshje të kem hapësirë që të tregoj vlerat e mia dhe po ashtu të gjithë futbollistët të cilët janë në listë pothuajse janë të gjithë të rinj.”, tha Emërllahu.
Përveç Armenisë, Kosova në fundjavë do të ballafaqohet edhe me Faroe Island.

Back to top button