Dua Lipa fiton çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit”
Në mesin e artistëve me famë botërore që kanë marrë çmimeve nga NRJ Music Awards, i cili është rikthyer këtë vit në Francë, është shpërblyer edhe artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa.
Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.
Lajmin e ka bërë të ditur artistja përmes një postimi në ”Instagram”. “Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në ”InstaStory”.

Fituesit janë zgjedhur përmes votave të publikut./21Media