Dua Lipa hap sfilatën e ”Versace”-s në Milano

Shfaqja e Javës së Modës e ”Versace” të Milanos që u mbajt dje ishte një magnet për yjet si: Dua Lipa, Emily Ratajkowski dhe Gigi Hadid, të cilat u siguruan që të gjithë sytë të ishin mbi to, teksa u paraqitën në pasarelë.
26 vjeçarja kosovare, Dua Lipa mbante veshur një fustan ngjyrë rozë me shkëlqim, ku i viheshin në pah beli dhe këmbët e gjata, ndërsa mbathur mbante taka me po të njëjtën ngjyrë.
Flokët e gjata i mbante lëshuar, të cilat lëviznin lirshëm në shpatullat e saj të zhveshura, shkruan Daily Mail.
Dua kishte vendosur një makijazh me rimel ngjyrë të gjelbër dhe në buzë kishte vënë shkëlqyes.

Në sfilatë të pranishme ishin edhe Emily, 29 vjeçe, e cila bëri një shfaqje të bujshme, si dhe kunata e saj Gigi Hadid.
Dalja në pasarelë nuk është diçka e re për Duan, pasi ajo e ka nisur karrierën në modeling, para se të bëhej këngëtare e famshme.
Lipa publikoi në ”Instagram” disa fotografi dhe video nga shfaqja në këtë pasarelë, duke e falënderuar ”Versace”-n si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të saj.

”Një nder kaq i madh të hapë dhe të mbyllë spektaklin e ”Versace”-s sonte në Milano, një moment surreal që unë kurrë nuk do ta harroj! Donatella Versace, ti e di, unë do të jetë gjithmonë vajza jote e preferuar e ”Versace”-s, faleminderit të gjithë ekipit që sonte e bënë këtë të mundur”, ka shkruar ndër të tjerash Dua Lipa./21Media

Back to top button