Dua Lipa lirohet nga akuza për vjedhje të këngës “Levitating”   

Ylli botëror me prejardhje kosovare, Dua Lipa, u lirua nga akuza për vjedhje të këngës “Levitating”.

Një gjykatëse federale ka dyshime rreth akuzës së bërë ndaj Lipës, se ajo ka vjedhur këngën “Levitating” nga një bend pak i njohur rege. Sipas saj, nuk ka dëshmi që Lipa ka dëgjuar këngën nga e cila thuhet se ka kopjuar këngën e saj.

Fjala është për bendin e muzikës rege Artikal Sound System i cili akuzoi Lipën vitin e kaluar, duke pohuar se kënga e saj e vitit 2020, e cila u vlerësua për 77 javë në Billboard Hot 100, është kopjim nga kënga e tyre e vitit 2017 “Live Your Life”.

Gjyqtarja Sunshine S. Sykes ka thënë se nuk ka shenja që dikush ka pasur qasje në këngën e Artikal.

Sipas bendit Artikal, kënga e tyre është dëgjuar gjerë në publik dhe me gjasë se tekstshkruesit e Levitating e kanë dëgjuar atë dhe e kanë kopjuar. Ata thonë se këtë këngë e kanë kënduar në koncerte, se kanë shitur disa qindra CD të saj, dhe se është mundësuar të dëgjohet edhe në disa platforma në internet.

Por, gjyqtarja Sykes ka thënë se këto argumente janë jo reale, dhe nuk tregojnë gjë.

Me fjalë të tjera, vendimi për lirimin e Lipës nga akuza për kopjim të këngës “Levitating” nga bendi Artikal u mor në favor të Lipës, por kjo nuk do të thotë se çështja ka përfunduar

Gjykaktësja Sykes ka thënë se bendi Artikal Sound System mund të provojë që të ndreq gabimet që ka bërë, të bëjë edhe ndonjë ankesë tjetër.

Avokatët e të dy palëve nuk kanë komentuar në lidhje me rastin.

Kënga “Levitating” u realizua në vitin 2020 dhe është nga albumi i dytë i albumit Future Nostalgia. Ajo u vlerësua në pozitën e dytë të Hot 100 dhe po ashtu u vlerësua si kënga më gjatë e vlerësuar në top dhjetëshe në listën e këngëve të një këngëtareje.

E sa i përket bendit rege Artikal Sound System, ai është me bazë në South Florida. Ky bend u themelua në vitin 2012. Këngën “Live Your Life” e lansoi në vitin 2017.

Sipas vendimit të marrur ditë më parë për këngën “Levitating”, bendi Artikal Sound System ka të drejtë deri më 16 qershor të sjell dëshmi se ajo është kopjuar nga ata./21Media

Back to top button