Kaloni te përmbajtja kryesore

Dua Lipa me turne në Amerikë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojë një turne në Amerikë, me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili është mirëpritur nga të gjithë.
Tutje, Lipa ka bërë të ditur se fansat biletat do të mund t’i blejnë që nga e premtja.
Gjithashtu, artistja ka publikuar edhe listën e vendeve, në të cilat janë paraparë të mbahen koncertet.

Kujtojmë se, Dua Lipa ka thyer rekord të ri me këngën “Levitating”, duke u bërë artistja e parë femër, e cila ka qëndruar për më shumë se 35 javë në toplistën e dhjetë këngëve më të mira./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button