Dua Lipa në mesin e aktivistëve të nominuar në “British LGBT Awards”

Është publikuar lista e të nominuarve të “British LGBT Awards 2022”.
Çmimet të cilat do të ndahen në Londër më 24 qershor, manifestojnë aktivitetet LGBT+, ku janë të përfshirë figura të njohura të cilët kanë punuar gjatë gjithë kësaj kohe për të drejtat e LGBT+.
Lewis Hamilton, Daniel Radcliffe, Jade Thirlwall, Jurgen Klopp janë vetëm disa nga të nominuarit për çmimin “Celebrity Ally”, të cilin në vitin 2017 e fitoi Princi William.
Pjesë e nominimive është edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, Sam Smith, Lady Leshurr e shumë të tjerë, të cilët janë në të njëjtën listë për çmimin “MTV – Music Artist”.
“Këto çmime janë si një dritë për ata të cilët i qëndruan krahë për krahë komunitetit LGBT+ përgjatë gjithë kësaj kohe, këtyre 12 muajve shumë sfidues për komunitetin”, thuhet në një njoftim./21Media

Back to top button