Komandanti i zjarrfikësve në Ferizaj jep detaje për zjarrin në supermarket

Zjarri që ka përfshirë një supermarket në Ferizaj pak minuta është lokalizuar nga zjarrfikësit për 3 orë. Këtë për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur Komandanti i Zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi.
Tutje Krasniqi ka shtuar se përveç jarrfikësave nga Ferizaj janë mobilizuar edhe zjarrfikësat nga Prishtina, Kamenica, Gjilani, Vitia, Kaçaniku, Lipjani dhe Shtimja.

“Prishtina, Kamenica, Gjilani, Vitia, Kaçaniku, Lipjani, Shtimja. Si dhe vet ne në mobilizim të ekipeve tona jashtë orarit të punës”, ka thënë Krasniqi.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili njoftoi se nga ky rast nuk ka të lënduar.
Nga Policia është thënë se dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
“Janë në proces hetimi”, ka thënë shkurt Veseli./21Media
Back to top button