Dua Lipa në Tiranë për festat e nëntorit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar mëngjesin e sotëm më një video të Festivalit “Sunny Hill”, i cili mbrëmë pati natën e fundit në Tiranë.
Rama ka shprehur falënderimin për artisten Dua Lipa, si dhe ka bërë të ditur surprizën se këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë në Tiranë për festat e nëntorit.

Dua Lipa nuk performoi në edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill” në Tiranë, por vetëm në natën e parë të festivalit në Kosovë, më 04 gusht 2022. Krijuesja e hitit “Love Again” elektrizoi skenën e vendosur në Parkun e Gërmisë dhe është shprehur e lumtur që është rikthyer sërish në vendlindjen e saj./21Media

Back to top button