Dua Lipa shkarkon menaxherin i cili mbështet Izraelin

Dua Lipa ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një polemike që përfshiu grupin kontrovers irlandez “Kneecap”.
Letra, e cila ishte e shënuar “private dhe konfidenciale”, u botua në media, duke shkaktuar reagime në industrinë e muzikës.
Një burim pranë këngëtares tha për gazetën britanike: “Dua u sigurua që, përmes stafit të saj, David Levy të mos merrej më me projektet e saj muzikore.
Ajo është hapur pro-Palestinës dhe kjo nuk përputhet me qëndrimin e Davidit.
Ajo e sheh atë si mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të keq të palestinezëve”.
Lipa mbetet pjesë e së njëjtës agjenci, William Morris Endeavor, por tashmë përfaqësohet nga një agjent tjetër brenda kompanisë.
30-vjeçarja shqiptare, e fejuar me aktorin Callum Turner, është shprehur prej kohësh në mbështetje të kauzës palestineze.
Në maj 2024, ajo e cilësoi në Instagram ofensivën izraelite në Gaza si “gjenocid” dhe iu bashkua artistëve që denonconin “përfshirjen e Britanisë në këtë konflikt”.
Megjithatë, ajo ka dënuar gjithashtu veprimet e Hamasit, duke theksuar: “Më vjen keq për çdo jetë izraelite të humbur dhe për atë që ndodhi më 7 tetor”.