Dua Lipa shkëlqen në paraqitjet e fundit për “Vogue US”

Artistja shqiptare, Dua Lipa është shfaqur në ballinën e revistës prestigjioze “Vogue US” në numrin e muajit qershor.
Përpos fotosesionit, Dua ka dhënë një intervistë në të cilën flet për dashurinë për muzikën, karrierën e saj, turneun “Future Nostalgia”, angazhimin si aktiviste për çështjet që e prekin rininë, praktikimin e yogas si metodë për ta menaxhuar stresin dhe lodhjen e të tjera.
“Gjithçka që kam dashur në jetë ka të bëjë me muzikën. Synimi im ishte të bëja muzikë mjaftueshëm të mirë, në mënyrë që njerëzit të flasin për të. Por, nëse nuk je një artiste e formuar plotësisht që është trajnuar në kampin e yjeve të muzikës pop për shumë vjet, para se të dalësh në skenë për herë të parë, një hap i gabuar, një lëvizje e gabuar, një kërcim që nuk funksionon në të vërtetë mund të përdoret kundër teje. Kjo ishte e vështirë për mua, të adaptohesha me gjykime kaq të ashpra në fillimet e karrierës”, ka thënë 26 vjeçarja.
Intervistën e Duas e gjeni këtu./21Media

Back to top button