Sulmohet fizikisht bashkëshortja e Dukagjin Pupovcit

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi- Pupovci, është sulmuar sot fizikisht.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Latifi- Pupovci, ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
”Sot rreth orës  14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë,  një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër) , e cila është dërguar  për trajtimin e nevojshëm  mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti .
Ndërkaq, rtv21.tv ka kontaktuar edhe me drejtorin e Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili ka thënë se gjendja e Latifi- Pupovcit është e mirë dhe është liruar për në shtëpi.
Hatixhe Latifi- Pupovci është bashkëshortja e zëvendës ministrit të arsimit, Dukagjin Pupovci./21Media

Back to top button