Dua Lipa shkruan historinë, artistja femër që ka qëndruar më së shumti në “Billboard Hot 100”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shënoi suksesin e radhës.
Artistja me këngën ”Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia”, ajo është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së ”Billboard Hot 100”.
Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes ”How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.
Lajmin e ka bërë të ditur Dua teksa e ka postuar në ”Instagram”./21Media
