Ukraina: Raketa që goditi Donetskun ishte ruse

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se raketa që goditi qendrën e Donetskut është një raketë ruse.
“Nuk ka asnjë kuptim të flasim për këtë”, tha zëdhënësi ushtarak ukrainas, Leonid Matyukhin, gjatë një fjalimi televiziv, duke akuzuar Rusinë për përdorimin e sulmit si propagandë, raporton BBC
Mediat ruse raportuan më herët se një raketë ukrainase goditi qendrën e Donetskut, duke vrarë 20 persona dhe duke plagosur disa të tjerë dhe akuzoi Kievin për kryerjen e një krimi lufte, përcjell rtv21.tv
Donetsk është një nga zonat separatiste të kontrolluara nga rebelët, ku luftimet kundër forcave ukrainase janë zhvilluar që nga viti 2014./21Media

Back to top button