Dua Lipa thotë se bëri histori me koncertin në Tiranë

Rreth 200 mijë njerëz u mblodhën në Tiranë më 28 nëntor jo vetëm për të festuar festën e Flamurit, por për të ndjekur performancën live të këngëtares nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa.
Ky koncert në media u raportua se theu të gjitha rekordet për pjesëmarrjen e njerëzve madje edhe atë të Tina Turner në vitin 1998.
E diçka të tillë po thotë edhe vet Dua Lipa. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale falënderoi gjithë pjesëmarrësit duke thënë se ka bërë histori.
“Diçka për kujtimet. E pabesueshme se sa shumë njerëz ishin. Faleminderit Faleminderit. Histori”, tha ajo.
Vlen të theksohet se në të njëjtën ditë, me 28 nëntor Dua Lipës iu dha nënshtetësia shqiptare./21Media
 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Back to top button