Duele interesante sot në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në basketboll po hynë drejt fazës së fundit të garave të rregullta të këtij edicioni.
Xhiron e 25 të këtij edicioni e hap sot përballja tejet interesante mes Pejës dhe Vëllaznimit, e cila zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
Pejanët janë këndellur me trajnerin e ri izraelit, ndërsa këtë edicion kanë 17 fitore e shtatë humbje, krahas kuqezinjve që synojnë “Play-off”-in, që kanë regjistruar tetë fitore e 16 humbje.
Po ashtu, krahas kësaj përballje në programin e sotëm është edhe dueli mes Rahovecit dhe prizrenasve të Bashkimit.
Vreshtarët gjenden në vendin e fundit me tri fitore e 21 humbje, kurse Bashkimi pozicionohet në vendin e pestë me 11 fitore e 13 humbje.
Superliga e Kosovës në basketboll – Java 25
E shtunë
17:00 Peja – Vëllaznimi
19:00 Rahoveci – Bashkimi.

Back to top button