Dugolli: Barrikadat duhet të largohen para se të përdoret forca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli sot ishte i ftuar në ” 21 Drejtpërdrejt” të RTV21.
Dugolli komentoi situatën e krijuar në veri, teksa shtoi se barikadat e vendosura nga serbët duhet të largohen para se të përdoret forca.
“Barrikadat janë të  paligjshme  janë duke cenuar lirin e lëvizjes, këto si të tilla nuk pranohen dhe nuk do pranohen. Ashtu siç ka thënë kryeministri dje se ne po presim që në koordinim me miqtë tanë me misionin e NATO-së që është KFOR-i edhe misionet tjera si EULEX e kështu me radhë që të gjendet një rrugë që barrikadat të duhet të largohen pa pasur nevojë të përdoret forca, ne do presim mirëpo do jemi të detyruar që nëse nuk largohen ato barrikada ne do i heqim në mënyra tjera”, tha ndër tjera Dugolli./21Media

Back to top button