Dugolli i LVV-së: Do të ketë bashkëpunim me partitë shqiptare për zgjedhjen e presidentit të ri

Ish-deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, nuk ka dhënë sinjale nëse do ta mbështesin Vjosa Osmanin edhe për një mandat të dytë për presidente. Sipas tij, së pari duhet të konsntituohet Kuvendi dhe formohet Qeveria e re. Në emisionin “Horizonti i mesditës” në RTV21 Dugolli paralajmëroi se LVV-ja do të fillojë takime me subjeket e tjera shqiptare për tejkalimin e sfidës për zgjedhjen e presidentit të ri.

‘’Zgjedhja e presidentit të ri është një moment që shënon pjekurinë politike që të mos krijohen bllokada të panevojshme të cilat do të prodhonin edhe një parë zgjedhje të reja.  Natysisht se kërkohet diskutime e bashkëpunime  në përmbylljen e kësaj teme dhe këto do të ndodhin. Do të provojmë të bisedojmë dhe të bashkëpunojmë me partitë shqiptare në Kuvend që e kanë kaluar pragur sic janë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.’’, tha ai./21Media

Back to top button