Dugolli: Nuk është progres kur akomodohen kërkesat kryekëput të Serbisë

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka akuzuar BE-në për njëanshmëri në dialog.

Dugolli për RTV21 ka thënë së ekziston një marëveshje sa i përket Asociacionit dhe të dy palët duhet t’i përmbahen asaj.

“Para së gjithash kemi një marrëveshje të dakorduar, marrëveshjen e prpopozuar nga ana e Brukselit, por edhe planin e implementimit apo sekuencimit në Ohër, i cili plan është shumë të qarta sa i përket zbatmit të atyre pikave, prandaj BE kur propozon fillimisht themelimin e Asociacionit, do të duhej që të ketë parasysh se marrëveshja e ofruar nga ta, e dakorduar, nuk e parasheh një gja të tilla. Pra ka një plan i cili është i detajuar se si do të shkohet edhe deri te aty ku pretendohet tani që të bisedohet për themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

Tutje Dugolli ka deklaruar se BE-ja dhe ndërmjetësit po bëjnë gabim të madh duke tentuar të arrijnë “progres” duke u akomoduar me Serbinë.

“Unë mendoj që po bëhet gabim i madh i BE-së, sidomos i ndërmjetësve, i cili po tenton me çdo formë që në njëfarë forme të arrihet një lloj progresi në thojza sepse nuk është progres kur akomodohen kërkesat kryekëput të Serbisë. Kërkesat e Qeverisë së Kosovës janë shumë të qarta, t’i përmbahemi marrëveshjes së dakorduar nga BE dhe nëse i përmbahëmi të dy palet edhe ndërmjetësit mos të jenë të anshëm por të insistojnë në zbatimin e marrëveshjes, unë besoj që do të kishim një normalizim të raporteve dhe progres të theksuar në këtë proces”, ka shtuar ai.

Edhe kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti të hënën në një konferencë për media ka thënë se emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ishte në sinkron me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e 14 shtatorit në Bruksel./21Media

Back to top button