Dugolli nuk jep datë se kur do të hiqen strukturat paralele në arsim dhe shëndetësi

(Lajm i përditësuar)

Dugolli nuk jep datë se kur do të hiqen strukturat paralele në arsim dhe shëndetësi

Nënkryetari i Komisioni Parlamentar për Sigurinë, Enver Dugolli  dhe deputeti i VV-së   nuk dha një datë të caktuar se kur do të hiqen strukturat paralele në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit në pjesën veriore të Kosovës.

Ai në emisionin “Click” në RTV21 tha se prioritet i është dhënë sigurisë.

“Të gjitha institucioneve paralele do të iu vije radha një nga një”, tha ai.

Më tej ai shtoi se janë të interesuar që  serbëttë bëhën pjesë e sistemit të Kosovës sa i përket shëndetësisë e arsimit.

“ Por kjo do të merr kohë”, tha ai.


Dugolli i bindur se VV do të dalë më e votuar se në vitin 2021: Më shumë se 50%

Nënkryetari i Komisioni Parlamentar për Sigurinë, Enver Dugolli tha në emisionin “Click” , foli edhe për zgjedhjet. Ai u shpreh i bindur se do të tejkalohet rezultati i shkrutit të vitit 2021, duke shtuar se do të marrin besim se para më shumë se tre viteve.

Sipas tij opozita është e dobët.

“Nuk  ka arritur ta krijojë një alterantivë tjetër që qytetari do ta besonte , për shkak se vendimet që Qeveria e Ksoovës gjatë këtij mandati i ka marrë, rezultatet që ka dëshmu pa afera korruptive pa skandale..”, tha ai.

Kur u pyet se a e konsideron aferë korruptive cështjen e drejtorit të KEK, ambasadorit në Zagreb, tenderëve njëburimor, Dugolli tha se këto janë pretendime të opozitës.

“Do të dëshmohen se kanë qenë të rrejshme e nuk kanë prodhu asgjë.”, tha ai duke  lavdëruar drejtorin e KEK-ut.

:Por është duke u zhvillu process gjyqësor në të  clin nuk do të ndërhy”, tha ai duke u shprehur I bindur se do të dalë i pafajshëm ish drejtori i KEK-ut.

Derisa tha se presin do të marrin më shume se 50% të votave në zgjedhjet e shkurtit të 2025

 


A do të tërhiqet Qeveria nga veprimet e paralajmëruara në veri, Dugolli:  Vendimet janë të bazuara në Kushtetutë

Nënkryetari i Komisioni Parlamentar për Sigurinë, Enver Dugolli tha në emisionin “Click” në RTV21  poohi se  Qeveria nuk do të heq dorë nga asnjë veprim i paralajmëruar në veriun e Kosovës.

“Të gjitha vendimet që i zbatojmë janë të bazuara në Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës, pra të jemi të qartë kompromis me Kushtetutë dhe ligje nuk ka. Nuk ka të drejtë askush që të mbivendoset mbi Kushtetutën e Republikës. Prandaj të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës që i ndërmerr janë të bazuara këtu,  nuk ka dalë askush deri tash  as nga miqtë tanë ndërkombëtarë që na qortojnë nganjëherë nuk I kontestojnë ligjet”, tha Dugolli.



Dugollli pohon se në veri ka ende grupe të vogla të bandave të Radojçiqit: Janë minore

Pas paralajmërimeve për bllokada të kufijve me Serbinë, Nënkryetari i Komisioni Parlamentar për Sigurinë, Enver Dugolli në emisonin “Click” në RTV21 siguroi se veriu është nën kontroll të autoriteteve të Kosovës.

“ Ksoova ka avancuar  Nuk mund të befasohemi nga ndonjë veprim mund të jetë i paparashikuar”, tha ai,

Dugolli u pyet se a janë veriu i Kosovës nën kontroll  .

“Natyrisht se jemi duke  e kontrollu, gjithçka është e qetë situate është mjaft e qetë, stabile ndonëse ekzistojnë ende aty këtu individë grupe të vogla të cilat janë mbetje e bandave të Radojçiqit , por ato janë shumë minore sa i përket ndonjë incidenti apo ndonjë mundësie për tensionim apo përshkallëzim të situatës”, tha Dugolli.


Paralajmërimet për bllokada, Dugolli: Kërkesa e serbëve largimin e policisë nga veriu nuk do të realizohet

Nënkryetari i Komisioni Parlamentar për Sigurinë, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 foli rreth paralajmërimeve të serbëve për bllokimin e kufijve .

Ai përmendi që fillimisht është tentuar që të ketë bllokada edhe brenda Kosovës, por sipas tij një gjë e tillë u bë e qartë nga organet e rendit.

“Si përgjigje e këtij reagimi apo kësaj vendosmërie u paralajmëru që do të ketë bllokada matanë kufiri, ne nuk jemi të lumtur sepse çdo bllkoim nënkupton vështirësi të qarkullimit të lirë të qytetarëve, prandaj u kemi bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të iu shmangën qarkullimit përmes këtyre pikave kufitare  për shkak se mund të ketë tensione matanë kufirit, mirëpo kjo çështje është adresu edhe te faktori ndërkombëtar”, tha Dugolli.

Ai tha se qytetarët mund të lëvizin nga pikat kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin  e Zi, derisa shtoi se kërkesat e serbëve për largimin e policisë nga veriu nuk do të realizohen.

“Një gjë e tillë nuk ka ndodhur , nuk ka për të ndodhë kurrë.”, tha ai./21Media

Back to top button