Dugolli thotë se presin numër më të vogël të serbëve në votimet e 21 prillit

(Lajm i përditësuar)

 

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli tha se presin numër më të vogël të qytetarëve serb në votimet e 21 prillit.

“Për shkak të asaj që ka bërë thirrje Lista Serbe”, u shpreh ai në emisionin “Click” në RTV21.

Dugolli siguroi se situata është nën kontroll dhe se sipas tij institucionet kanë ndërmarrë të gjitha veprimet.

“Një gjë dihet se ndikimi i Serbisë përmes Listës Serbe ende është prezent”,  deklaroi ai.

“Me vet faktin se ata kanë bërë thirrje publike edhe po bëjnë nga vet Serbia , pra Lista Serbe që të mos dilet në votime të bojkotohen këto votime, kjo nënkupton që një pjesë e qytetarëve serbe nuk do ta marrin guximin që të dalin ta shprehin vullnetin, pa çka se ata vet e nisën”, tha Dugolli.

Ai tha se nuk do të iua kërkojnë asnjëherë dorëheqjen kryetarëve aktual, pa e dashur ata vet ta bëjnë një gjë të tillë.


Dugolli: Arrestimi i Jankoviqit nuk duhet të kalojë pa pasoja për Serbinë

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se arrestimi i zëvendësdrejtorit të  policisë së Kosovës,  Jankoviq nuk duhet të kalojë pa pasoja për Serbinë.

“Edhe për kundër që është liru, edhe është liru pa dyshim pas një presioni të shteteve të QUINT-it, por mendoj që nuk duhet të lejohet të kalojë kjo situatë pa pasoja tjera për Serbinë.”, tha ai.

Sipas Dugollit nëse nuk vazhdon të mos ketë pasoja Serbinë ajo mund të bëjë diçka tjetër.

“Unë mendoj se sa herë që është toleru Serbia dhe nuk ka marrë dënime apo masa nuk janë marrë ndaj Serbisë, ajo I ka përsërit.”, u shpreh Dugollli.

 


Dugolli: Prisnim një të keqe nga Serbia, ndërkombëtarët duhet të ia bënin një qortim paraprak

Serbia të e mërkurën ka ndaluar kosovarët në pikëkalimet kufitare duke mos i lejuar që të kalojnë për orë të tëra. Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Lidhur me këtë Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri,  Enver Dugolli në emisoin “Click” në RTV21 tha se prisnin se mund të ndodhte diçka siç e quajti ai e keqe.

“Ne e kemi ditë që diçka e keqe do të ndodhë sepse Serbia është e tillë, por një gjë të tillë nuk e pamë nga faktori ndërkombëtar, pra një paralajmërim të hershëm një tërheqje të vëmendjes apo një qortim paraprak do dtë duhet të ndodhte sepse po bëhet fjalë për shkeljen elementare të të drejtave elemntare të njerëzve , lirinë e lëvzijes”, tha Dugolli.

Dugolli shtoi se dëshirojnë që Serbia të ndryshojë, por siç tha ai nuk është në dorën e tyre ta ndryshojnë./21Media

Back to top button