Dugolli: Qeveria s’ka pranuar asnjë masë “ndëshkuese”, por situata s’është në rregull

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetvendosje dhe zëvendës kryetar i Komisionit për Siguri, sonte në emisionin “Click” në RTV21 tha se Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë masë “ndëshkuese”, por sipas tij situata nuk është krejt në rregull.

“Asgjë nuk kemi pranuar si Qeveri, si Kosovë nga këto masa që po fliten në forume”, u shpreh ai.

Megjithatë, kur iu përmenden anulimi i takimit të përbashkët i BE në komisione të ndryshme me datën 8, BE bashkë me ambasadorët e shteteve të SHBA-ve dhe ambasadorët e QUINT-it nuk i shkuan presidentës dhe kryeministrit në pritjen shtetërore, Dugolli tha se “ne nuk mund të themi se krejt situata është në rregull”./21Media

 

 

Back to top button